Peja gati për edicionin e tretë të festivalit “Anibar”

16:20 / 8.08.2012
Nga data 22 gusht për të tretin vit me radhë qyteti i Pejës do të jetë nikoqir i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit “Anibar” që do të zgjatë për gjashtë ditë.

Festivali po rritet me kalimin e viteve, dhe këtë më së miri e tregon numri pothuajse i dyfishuar i filmave pjesëmarrës krahasuar me vitin e kaluar. Këtë vit gjatë gjashtë ditëve të festivalit do të shfaqen 167 filma nga shtete të ndryshme të botës, nga të cilët 47 filma nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Kroacia, Sllovenia, Serbia dhe Bullgaria do të garojnë për çmimin “Filmi më i mirë Ballkanik” dhe 70 filma nga shtetet e tjera do të garojnë për çmimin “Filmi më i mirë Ndërkombëtar”.

“Anibar” tashmë ka realizuar një pjesë të programit një punëtori gjashtë-ditëshe në Rugovë me titullin “Rugova in Motion”, që priti 20 pjesëmarrës të interesuar në animacion. Qëllimi i kësaj punëtorie, që u drejtua nga Maria Kontogiorgou, një trajnere e shkëlqyeshme, ishte promovimi i jetës në Bjeshkët e Nemuna përmes dokumentarëve të animuar. Filmat e bërë në këtë punëtori do të shfaqen gjatë ditëve të festivalit.

Këtë vit festivali do të inkorporojë programe speciale. Një nga këto programe është “Toon’s and Tunes”, një program special nga Nancy Phelps me filma të fokusuara në muzikë. Programet tjera përfshijnë Student Netherlands Animations Program të Luuk van Huet dhe Animocracy me filma që trajtojnë çështjen e demokracinë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishëm, programi special për fëmijë do të shfaq filma të animuar për fëmijë çdo ditë nga ora 12:00 në kinemanë “Jusuf Gervalla”. Përveç kinemasë “Jusuf Gervalla” dhe kinemasë së hapur në kompleksin rinor, një kinema e re e improvizuar do të shfaq filma çdo natë në Parkun e Qytetit në Pejë.

Gjatë ditëve të festivalit, anëtarët e jurisë dhe profesionistë të animacionit dhe filmave do të mbajnë debate lidhur me temat e filmave pjesëmarrës dhe animacionin në përgjithësi. Debatet janë të hapura për çdokënd që është i interesuar të mësoj më shumë për animacionin dhe si mund të përdoren filmat e animuar të paraqesim jetën tonë të përditshme.

Për ata që do të udhëtojnë në Pejë për të ndjekur festivalin dhe për të shijuar atraksionet natyrore dhe kulturore të qytetit, “Anibar” ka një kamp për vizitorët dhe vullnetarët në Parkun e Qytetit. Gjatë gjashtë netëve, pas shfaqjes së filmave, pjesmarrësit do të argëtohen në “Anio’muzika”, vend i pasuruar me përformancë të këngëtarëve të vendit dhe të huaj. Muzikantë të zhanreve të ndryshme do të performojnë në edicionin e tretë të Anibarit. Një ndër ta është Elina Duni, që do të përformojë në natën e parë të festivalit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
CULT
Luani
Puna: Mos kërkoni shumë
Shendeti: Dhimbje barku
Dashuria: Lëreni partnerin t’ju drejtojë
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
11:12 / 25.05.2013
Katy Perry

Katy Perry në lidhje me agjentin e saj

Katy Perry besohet se ka gjetur një romancë të re, dhe ai është agjenti i saj Michael Kives.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.