Përgatitjet e Project X, nga tjetër planet
Nata më e frikshme e vitit këtë herë do të jetë në Prishtinë. Këtë e garanton Project X dhe ekipi i jashtëzakonshëm që po punon në organizimin e Halloween-it në Prishtinë, i cili do t’i kalojë përmasat rajonale. Mbrëmja e cila do të kulmojë me natën e shtrigave më 31 tetor, apo sic quhet Halloween, do të mbahet në parkingun e djegur të Pallatit të Rinisë, ku të pranishëm pritet të jenë rreth pesë mijë persona.

Ka mbetur më pak se një javë para mbrëmjes dhe përgatitjet po ecin jo sipas planit, por frikshëm më shpejt se sa plani.
Dekorimet pritet të jenë të jashtëzakonshme, që mund të shohim sipas fotove kemi të bëjmë me varreza të improvizuara, e deri te kafka njerëzish të krijuara mem shumë mjeshtri nga kungujt.

E veçanta e kësaj mbrëmje sidoqoftë pritet të jetë LED ekrani gjigant që pritet të prezantohet, i cili sipas organizatorëve pritet të thyejë rekordin për ekranin më të madh LED të parë ndonjëherë në vendin tonë.

Gjithë ajo që duhet të bëni është që të bëni gati 10 euro (bilete me dy pije) dhe të maskoheni më 31 tetor sepse mbrëmja pritet të jetë sipas të gjitha ‘frikave’ madhështore. /Telegrafi/