Peticion kundër miratimit të Projektligjit për Teatrin

14:03 / 19.02.2012
I hartuar dhe i propozuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Projektligji për Teatrin është proceduar për miratim edhe në Kuvendin e Kosovës. Artistë të shumtë të Kosovës kanë nënshkruar një peticion kundër miratimit të tij.

“Të shqetësuar me rrjedhën e deritashme të hartimit dhe të miratimit të këtij projektligji dhe shumë më tepër me formën dhe me përmbajtjen e tij, pas një analize të gjithanshme profesionale e juridike, me keqardhje kemi konstatuar se ai jo vetëm që nuk i përmbush e as nuk i respekton normat juridike e as kriteret dhe standardet profesionale ndërkombëtare, por, për më tepër, me shumë nga nenet e tij e cenon dhe e rrezikon rëndë teatrin dhe përgjithësisht jetën krijuese teatrore në Kosovë”, thuhet në peticionin që i është drejtuar Jakup Krasniqit, Kryetar i Kuvendit të Kosovës; anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport, kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sipas peticionit, gjatë hartimit dhe miratimit të tij është injoruar komuniteti artistik dhe nuk është zhvilluar “qoftë edhe një debat apo dëgjim i vetëm”. Ligji për teatrin vlerësohet se ka defekte të shumta konceptuale, juridike, profesionale e gjuhësore dhe nuk i përfill praktikat bashkëkohore të organizimit e të funksionimit të teatrove perëndimore e botërore.

“Nga formulimet dhe nenet e tij, e rrënon idenë për teatrin si një medium i pavarur artistik dhe, në vend se ta çlirojë atë nga monopoli politik dhe burokratik i MKRS-së, e thellon edhe më shumë këtë monopolizim, duke i dhënë Ministrit të Kulturës kompetenca dhe ekskluzivitet mbi jetën teatrore në vend”, thuhet në peticion.

“E zhvlerëson krejtësisht pozitën e Drejtorit Artistik jo vetëm me emërtimin e tij të tanishëm si ‘Udhëheqës Artistik’, por edhe me anulimin dhe zhvlerësimin e pjesës më të madhe të kompetencave dhe përgjegjësive të tij të deritashme... E sforcon artificialisht, me autoritarizëm dhe përgjegjësi absolute, rolin, pozitën dhe kompetencat e një administratori si Drejtori i Përgjithshëm, duke i dhënë madje atij të drejtë që të përzihet dhe të ndërhyjë krejt arbitrarisht edhe në kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorit Artistik”.

Sipas peticionit, Ligji i propozuar e izolon teatrin kosovar, e cenon të drejtën e organizimit e të funksionimit të pavarur të teatrove private e të kompanive teatrore, si dhe i diskriminon në rrafshin financiar teatrot e pavarura.

“I diskriminon në rrafshin financiar teatrot e qyteteve, duke i privuar ato nga e drejta e shfrytëzimit të fondeve nga buxheti i MKRS-së dhe duke i lënë ato në mëshirën e buxheteve të vogla komunale”, thuhet ndër të tjera në peticion

Peticionin kundër miratimit të Projektligjit për Teatrin e kanë nënshkruar: Ramiz Kelmendi (dramaturg dhe kritik teatri), Vehap Shita (kritik teatri dhe filmi), Nexhmije Pagarusha (aktore doajene), Mysherefe Llozana (aktore doajene), Sulejman Lokaj (aktor doajen), Melehate Qena (aktore dhe regjisore), Rushit Ramabaja (dramaturg), Yllka Mujo (aktore), Bajrush Mjaku (aktor), Afrim Kasapolli (aktor), Drita Krasniqi (aktore), Selami Taraku (regjisor), Shkëlzen Maliqi (kritik arti), Samka Ferri (kostumografe), Dritëro Kasapi (regjisor), Ema Andrea (aktore), Gjergj Prevazi (koreograf), Blerta Zeqiri (regjisore), Alban Ukaj (aktor), Doruntina Basha (dramaturge), Arian Krasniqi (dramaturg), Jeton Neziraj (dramaturg), Bekim Lumi (regjisor), Astrit Kabashi (aktor), Gresa Pallaska (aktore), Arben Bajraktaraj (aktor), Adriana Matoshi (aktore), Agim Selimi (regjisor), Bujar Luma (regjisor), Eol Çashku (regjisor), Stefan Çapaliku (dramaturg), Bardh Frangu (dramaturg), Zana Hoxha Krasniqi (regjisore), Bekim Halili (teatrolog), Arben Apolloni (regjisor), Bekim Guri (aktor), Ilir Gjocaj (dramaturg), Kushtrim Bekteshi (regjisor), Kushtrim Hoxha (aktor), Kushtrim Koliqi (regjisor), Shpëtim Selmani (aktor), Veton Nurkollari (Drejtor Artistik i Dokufest-it), Xhevdet Doda (aktor), dhe Labinot Lajçi (aktor). /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
CULT
Shigjetari
Puna: Shfrytëzoni mendimet e përgjithshme
Shendeti: Mendimet tuaja ndikojnë në shëndet
Dashuria: Iu kushtoni rëndësi detajeve
CULT
Rona Nishliu - Suus (Albania) Eurovision Song Contest
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.