Petrit Çeku të performojë në Amerikë

9:17 / 15.09.2012
Një prej kitaristëve më të mirë në Europë, Petrit Çeku, do të performojë brenda disa javësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht në Florida.

Ai është ftuar nga Florida Guitar Foundation që të performojë më 3 nëntor në Florida, ndërsa organizatorët në njoftimin zyrtar kanë theksuar se janë të nderuar që të prezantojnë para publikut amerikan kitaristin shqiptar, duke e vlerësuar si virtuoz i kitarës klasike.

Petrit Çeku lindi në Prizren, ku mori mësimet e para nga kitaristi Luan Sapunxhiu, ndërsa ndër vitesh është shndërruar në një prej kitaristëve më të mirë. Akademinë muzikore e përfundoi në Zagreb, ndërsa studimet postdiplomike po i ndjek në Baltimore të SHBA-ve, në klasën e kitaristit legjendar Manuel Barrueco. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Petrit Çeku
Petrit Çeku
CULT
Virgjeresha
Puna: Keni probleme me çështjen e pauzës
Shendeti: Përshtatuni me motin
Dashuria: Lëshoheni në momente spontane
CULT

Dafina Zeqiri - Bloodah
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.