Pitt vesh të brendshmet e Beckhamit
E fejuara e Brad Pitt, Angelina Jolie, i blen atij të brendshme nga linja e David Beckham për markën “H&M”.Jolie është një admiruese e madhe e linjës së futbollistit dhe së fundi ia ka mbushur të fejuarit të saj dollapin me të preferuarat e saj.
“Angie ka qenë e rregullt në shitoren lokale të linjës së veshjeve që kur është zhvendosur në Surrey në Angli”.
“Javën e kaluar shitorja ishte e mbyllur ashtu që ajo të mund të blejë vetë. Ajo ka blerë shumë gjëra, përfshirë disa brekë të David”, ka thënë burimi për The Sun. /Telegrafi/