Poni me dy këngë të reja

12:44 / 19.07.2013

Poni së shpejti do të vijë me dy këngë dhe videoklipe verore, njëra me titull “Xhan Xhan”, ndërsa tjetra “Dale, dale”.

Të dyja klipet janë punuar nga produksioni shqiptar “Pro Video”, skeçet promovuese të të cilave tashmë janë publikuar.

Këngëtarja nuk do përfundojë me kaq, pasi ka në plan që së shpejti të publikojë albumin me këngë të reja dhe akoma edhe një videoklip tjetër, të tretin me radhë për këtë vit.

Poni, emri i të cilës është Shqiponja Karafili, ka gati dy vite që është bërë nënë, ndërsa pas lindjes i është kthyer me sukses skenës muzikore, duke paralajmëruar një rikthim edhe më të fuqishëm këtë vit. /Albavipnews/Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.