Premierë: Gena - “Sa Vuaj Për Ty”

22:00 / 16.03.2013

Telegrafi sjell ekskluzivisht premierën e videoklipit të këngës së re të këngëtarit shqiptar, Gena, që titullohet “Sa Vuaj Për Ty”.

Kënga e punuar me tekst të Avni Qahilit dhe me muzikë të Edlir Begollit, pritet që të jetë prej hiteve të mëdha të pranverës dhe verës.

Videoklipi i jashtëzakonshëm është punuar nga Max Production, që ka vazhduar të tregojë primatin në tregun shqiptar.

Gena me projektin e ri edhe një herë vërteton se është një prej top artistëve në muzikën shqiptare, pas sukseseve të jashtëzakonshme me këngët “Ajo” dhe “Ëndrra Ime”.

Telegrafi ekskluzivisht sjell në premierë më poshtë videoklipin e ri të yllit shqiptar, ndërsa mendimet tuaja rreth projektit të ri të Genës mund t’i shprehni në hapësirën për komente... /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.