Premierë: Klepto In This Bitch

0:54 / 23.12.2012
Reperi i grupit TBA, Klepto, ka publikuar videoklipin dhe këngën e re “Klepto In This Bitch”, e cila vjen ekskluzivisht si premierë në Telegrafi.com

Shumë vetura policie, këngë e stilit gangsta, e përshtatshme për ‘club’. Kështu është videoklipi dhe kënga e re e reperit, që rikthehet pas një kohe me një prej projekteve më serioze në skenën e repit, teksa fundviti është duke afruar.

“Kënga është për ‘club’. Jam shumë i kënaqur me rezultatin e punëve. Rreth dy muaj është punuar në këtë projekt dhe me të vërtet jam jashtëzakonisht i kënaqur me videoklipin. Ky ashtu si këngët tjera janë për fansat, ndërsa priten vetëm projekte të reja në të ardhmen”, ka deklaruar Klepto për Telegrafin.

Videoklipin e ka punuar produksioni ThinkCreative, që ka arritur të punojë skena tipike të filmit aksion, ku policia vihet në ndjekje të askujt tjetër pos Kleptos.

Klepto ishte një prej protagonistëve kryesorë të koncertit më të madh të organizuar pas luftës në Kosovë, koncerti i madh i korrikut i Unikkatilit, ku të pranishëm ishin rreth 25 mijë njerëz. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Klepto
Klepto
CULT
Bricjapi
Puna: Do të përballeni me presion
Shendeti: Lodhje muskujsh
Dashuria: Mos e kritikoni partnerin
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.