Prishtina bëhet me “Fashion Night”

10:06 / 13.12.2012
Këtë të diel për herë të parë në kryeqytetin e Kosovës do të organizohet ngjarja e modës “Prishtina Fashion Night”.

Ky event organizohet nga kompania B-Models dhe Shesi 21, dhe synon të shndërrohet në tradicional çdo vit.

“Prishtina Fashion Night” do të hapet me një sfilatë ku do të prezantohen koleksionet e sezonit dimëror dhe koleksione të reja dhe moderne të vellove.

Në këtë natë kreacionet e tyre do t’i prezantojnë Shtëpia e Modës ‘TABJA’, qendra italiane ‘OVS’, butiku ‘BNN Fashion’, qendra ‘Moda Italia’, linja e veshjeve simbolike ‘Folkan Shqip’ dhe butiku ‘Street Fashion’.

Në këtë hapje, përveç sfilatës do të ketë edhe muzikë live për të pranishmit, ku do të performojnë Besart Halimi, Yll Limani dhe Adelina Berisha, dhe pastaj do të organizohet edhe një “after-party”.

Ngjarja do të zhvillohet këtë të diel, 16 dhjetor, në Sheshin 21 me fillim nga ora 19:00./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
CULT
Binjaket
Puna: Do të vijë në pah kreativiteti
Shendeti: Jini natyralë
Dashuria: Mbani kontaktet
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.