Pussycat Dolls mund të ribashkohen
Nicole Scherzinger planifikon të ribashkohet me grupin Pussycat Dolls.Këngëtarja, e cila më herët kishte thënë se vetëm ajo ka kënduar 95 për qind të këngëve të grupit, thotë se ideja për t’u bashkuar me ish-anëtaret tjera “tingëllon cool” dhe se ajo do të jetë e hapur për këtë në të ardhmen.
“I dua vajzat, më mungojnë, u dëshiroj të gjitha të mirat. Nuk shoh pse kjo të mos jetë e mundur në të ardhmen”.
“Por, për momentin jam e ngazëllyer për të gjithë punën e palodhshme që po bëj në muzikën time”, ka thënë Nicole. /Telegrafi/