QKK në debatin për industrinë e filmit

12:05 / 11.02.2012
Në kuadër të aktiviteteve të Qendrës Kinematografike të Kosovës, drejtori Fatos Berisha dhe kryesuesi i Bordit Arben Zharku, morën pjesë në debatin për industrinë e filmit, të organizuar nga European Film Market.

Tema e debatit, që mblodhi mbi 100 profesionistë të akredituar në Berlinale, ishte financimi alternativ i filmit, apo i ashtuquajturi “Financim nga publiku” (Crowd Funding).

“Ishte një debat i frytshëm për temën më të rëndësishme për filmin sot: financimin. Industria e filmit, duke pas parasysh krizën globale financiare, po gjurmon edhe metodat alternative të financimit. Siç pamë nga diskutimet, metoda ‘crowd funding’ - ku fondet në fazën parapërgatitore mblidhen në forma të ndryshme edhe nga audienca - ishte një përvojë e mirë për ne. QKK, në kuadër të aktiviteteve të shumta të stendës sonë në Berlinale, po merr pjesë në evente të ndryshme, si ky i organizuar nga European Film Market”, theksoi drejtori Berisha.

Në panelin e debatit ishte edhe Juliane Schultze, përfaqesuesja organizatës gjermane “Peacefulfish” – e njohur për konsulencat në lëmin e kinematografisë dhe çështjes së mediave - e cila së fundmi është ftuar të jap këshilla për grupin punues të Ministrisë së Kulturës, për ndryshimin e Ligjit për kinematografi të Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Fatos Berisha
Fatos Berisha
CULT
Luani
Puna: Analizoni mirë situatën
Shendeti: Gjendje e mirë
Dashuria: Mos besoni lehtë
CULT
Rona Nishliu - Suus (Albania) Eurovision Song Contest
 
 
Magazina
19:26 / 21.05.2012

Bleona aktron përkrah Steven Seagal

Bleona Qereti para pak kohesh i ka njoftuar fansat e saj se ka përfunduar xhirimet për një serial televiziv përkrah të fam...
Teknologji
20:11 / 21.05.2012
Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në t...
Ekonomi
16:16 / 21.05.2012

Dy oferta për privatizimin e KEDS-it

Dy kompanitë turke “Limak” dhe “Çalik” të cilat kanë vendosur që të formojnë konzorcium si dhe kompania “Else...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.