Reynolds, marrëzisht i dashuruar në Blake Livelyn
Ryan Reynolds besohet se është shumë i lumtur me bashkëshorten e tij, Blake Lively, të cilën e konsideron shumë të përshtatshme për jetën e tij.
Bukuroshja e cila është martuar me Reynolds në një ceremoni intime, e ka bërë bashkëshortin e saj të ndihet shumë mirë, teksa thuhet se ata janë marrëzisht të dashuruar.
“Ryanit i pëlqen përshtatshmëria që ofron Blake. Është sikur – ‘Je në kopertinën e Vogue dhe dëshiron të gatuash? Po, të lutem’. Ata janë marrëzisht të dashuruar”, ka theksuar një burim.