Rihanna, bashkëpunim tjetër me Chris Brown

11:32 / 19.01.2013

Rihanna dhe Chris Brown janë bashkuar sërish, por jo vetëm në shtrat, pasi ata edhe në studio po punojnë së bashku për një bashkëpunim të radhës.

 Dy të dashuruarit janë parë duke u larguar nga një studio në Hollywoodin perëndimor dhe një përfaqësues i Brown ka konfirmuar për mediat amerikane se yjet po punojnë në një bashkëpunimi të ri.

Së fundmi Rihanna dhe Chris Brown pasi kishin rifilluar lidhjen u rikthyen me këngën “Nobody’s Business” që është pjese e albumit më të ri të Rihannas, “Unapologetic”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.