Rihanna dëshiron të kontaktojë me gjyshen e vdekur
Rihanna është lutur që gjyshja e saj e vdekur, Clara 'Dolly' Braithwaite, ta kontaktojë atë nga varri.Këngëtarja është tronditur nga vdekja e gjyshes së saj të dashur më 30 qershor, dhe shpreson se ajo do t’i dërgojë asaj ndonjë mesazh nga pas-jeta për t’ia bërë të qartë se ende e përcjell atë.
“Do të dëshiroja të ishe këtu... Kam shumë pyetje dhe ti gjithmonë kishe përgjigje gjyshe Dolly. Më dërgo mesazh përmes erës ose diçka, të lutem gjyshe Dolly”, ka shkruar Rihanna në profilin e saj në Twitter. /Telegrafi/