Rihanna dominon me nominimet për ‘MTV EMA 2012’
Rihanna udhëheq nominimet ‘për MTV Europe Music Awards’ me gjashtë sosh. E dyta në ceremoninë që do të mbahet më 11 nëntor në Frankfurt është Taylor Swift me pesë nominime.Këngëtarja e muzikës R&B konkurron për këngën më të mirë (“We Found Love”), artistja femër më e mirë, kënga pop më e mirë, videoklipi më i mirë (“We Found Love”), si edhe në kategoritë për më shumë fansa dhe për dukjen më të mirë.
Swift, nga ana tjetër, është nominuar për performancën më të mirë ‘live’, skena më e mirë botërore, dukjen më të mirë, këngën më të mirë pop dhe këngëtarja më e mirë femër.
Justin Bieber dhe Katy Perry garojnë me nga katër nominime, ndërsa Lady Gaga është nominuar vetëm në tri kategori.
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, konkurron në dy kategori me hitin “R.I.P” – për artisten e re më të mirë dhe për ‘përpjekjen’ më të mirë. /Telegrafi/