Rihanna: Jeta ‘single’, ta shpif

20:06 / 6.10.2011

Rihanna ka zbuluar se aktualisht është single, por ka pranuar se mungesa e ndonjë mashkulli bën që jeta e saj të duket si 'gjemb në prapanicë'.

Krijuesja e hitit “Only Girl” së fundmi është spekuluar se është në lidhje me Colin Farrell, ndërsa ishte thënë se mund të jetë në lidhje me boksierin britanik Dudley O’Shaughsney. Megjithatë, Rihanna shuan këto spekulime në një intervistë për revistën Vogue.

“Më duhet një rrugëdalje sepse kjo punë është shumë për mua. Është gjemb në prapanicë të lodhesh së punuari dhe të mos kesh askënd pranë teje në shtrat. Por, kjo nuk ka sens nëse e fillon dhe e ndal pas pak kohës, kështu që nuk dua të nxitohem”, deklaroi Rihanna. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.