Rikthehet Meda, por pak më ndryshe!
Një prej këngëtarëve shqiptar më të suksesshëm të epokës moderne, Meda, do të rikthehet fuqishëm në skenën televizive. Jo me videoklip, e as me këngë, por me një reklamë e cila pritet të jetë e jashtëzakonshme. Brendi vendor i pelenave (pampersave), Active Baby Diapers, në kuadër të fushatës së re promocionale si fytyrë e ka zgjedhur këngëtarin sensacional, Meda, i cili nuk do të jetë i vetmuar.
Bashkëshortja e tij Luljeta dhe djali Aldioni do të jenë po ashtu pjesë e kësaj reklame, që do të lansohet së shpejti.
Unit është përkujdesur që kjo reklamë të jetë sa më mirë e punuar. Pritet që për këtë reklamë të flitet gjatë, pasi besohet se është e jashtëzakonshme.
Burimet tona bëjnë të ditura pos tjerash se Meda ka pranuar që të jetë fytyrë promocionale e reklamës së re për një shumë marramendëse, pasi dihet se ai shumë rrallë ka qenë pjesë e ekranit. /Telegrafi/