Rita mysafire në Javën e Modës në Londër
Kosovarja Rita Ora, e cila tashmë ka filluar ta shijojë famën në showbizin botëror, do të jetë e e pranishme në Javën e Modës në Londër.Krijuesja e hitit “Hot right Now” do jetë e ftuar si mysafire në këtë eveniment të modës, të cilën gjë e ka konfirmuar edhe revista e njohur botërore “Vogue”.
Rita Ora së fundmi ka fituar shpërblimin Official Singles Chart Number 1 Award. /Telegrafi/