Rita Ora arrin në Kosovë

14:07 / 8.09.2012
Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka arritur në Kosovë dhe aktualisht gjendet në hotelin e saj, para fillimit të xhirimeve të videoklipit të ri.

Bukuroshja shqiptare arriti në mesditë në aeroportin e Prishtinës ku është pritur nga shumë fansa dhe gazetarë me shpresën se mund të marrin ndonjë nënshkrim apo intervistë nga ylli që po thyen rekordet nëpër top listat botërore.

Ajo nga aeroporti ka shkuar drejt e në hotelin e saj, ku ka porositur ushqimin e saj të preferuar, specialitetin kosovar, mantia.

Rita Ora në momentin e arritjes në aeroport e rrethuar nga gazetarët dhe fansat e shumtë...

Rita Ora do të qëndrojë gjatë këtyre ditëve në Kosovë, ku do ta xhirojë videoklipin e këngës “Radioactive”, pjesë e albumit të saj të ri “ORA”.

Sipas disa burimeve Rita do të performojë në koncertin e organizuar nga Qeveria e Kosovës me rastin e largimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, ndërsa ka gjasa që ajo të performojë sonte apo të mërkurën në Zone Club në Prishtinë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Rita Ora
Rita Ora
CULT
Bricjapi
Puna: Ndihmoni të tjerët
Shendeti: Keni imunitet të fortë
Dashuria: Jini të gatshëm për bisedë
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
13:39 / 20.05.2013

Edicioni I 11-të i Video Festit Muzikor po afrohet!

Me 4 Qershor në Sallën 1 Tetori do të mbahet Edicioni i 11-të i Video Festit Muzkor 2013.
Teknologji
13:49 / 20.05.2013
Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Portali i bizneseve kosovare Kozzer.com pas një rinovimi disa mujor, është kthyer me një pamje dhe brend të ri. Tani bizne...
Ekonomi
11:41 / 20.05.2013

Arbitëra me renome ndërkombëtare në listën e Tribunalit të Arbitrazhit

Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kosovës njofton se lista e arbitërve të TPA është pasuru...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.