Rita Ora personazh në lojëra kompjuterike

11:25 / 14.12.2012

Rita Ora është shndërruar në personazh në një nga lojërat më të njohura kompjuterike “The Sims 3 Seasons”.

“The Sims” është një lojë kompjuterike dhe digjitale dhe është një ndër lojërat më të njohura në botë.

Të gjithë ata dashamirës të lojës, tash mund të kenë edhe këngëtaren kosovare si pjesë e personazheve të tyre në “TheSims”, për të cilët, siç është loja, duhen të kujdesen, t’i ushqejnë dhe të jetojnë me ta.

Rita është shfaqur shumë e magjepsur që është pjesë e kësaj loje atraktive, dhe po ndihet shumë krenare të jetë pjesë e tyre. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.