Rita Ora: Po, bëj jetë më të mirë
Rita Ora thotë se asaj i pëlqen jeta luksoze e cila ka ardhur së bashku me karrierën e saj të suksesshme.Këngëtarja me prejardhje kosovare është në fillimet e karrierës ndërkombëtare në muzikë, dhe pranon se një nga të mirat i ka ofruar suksesi është edhe jeta në hotelet luksoze.
“Më e mira është që tani kur më duhet të vendosem në një hotel, e di se do të mund të pushoj ose punoj pa më shqetësuar askush e asgjë”.
“Më parë muret e dhomave ishin aq të hollë, saqë shumë lehtë i dëgjoja të tjerët duke bërë dashuri”, ka thënë ajo.
Rita është duke promovuar albumin e saj në botë, së fundmi ka qenë në Australi dhe Japoni. /Telegrafi/