Rita Ora shpërblen fansat e saj

14:22 / 10.01.2013
Rita Ora ka vendosur të shpërblejë disa prej fansave të saj më të flaktë me një dhuratë shumë speciale - “Të jesh Rita Ora”.

Kosovarja është bashkuar me kompaninë “MasterCard” në realizimin e këtij projekti. Fansat e këngëtares shqiptare do të mund ta xhirojnë veten duke kënduar njërën prej këngëve të Ritës, dhe ta dërgojnë atë në sajtin “somethingforthefans.co.uk”. Pasi të kryhen audicionet, Rita do të përzgjedhë disa prej tyre dhe do të takohet me ta.

Përveç takimit me yllin kosovar, ata do të kenë mundësi të xhirojnë një miniklip me ekipin e Ritës, duke përfshirë këtu regjisorin, stilistin dhe valltarët e saj.

Rita pas disa ditëve do të fillojë turneun e saj të parë në Angli të titulluar “Radioactive”, i cili pritet të jetë hapi i ardhshëm më i rëndësishmi për të. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Rita Ora
Rita Ora
CULT
Ujori
Puna: Projektet po shkojnë sipas planit
Shendeti: Gjendje e ndryshueshme
Dashuria: Një befasi e këndshme
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
15:18 / 23.05.2013
Janet Jackson

Janet Jackson bëhet miliardere

Janet Jackson po feston arritjen e një jubileu impresiv, pasurinë prej mbi një miliardë dollarë në karrierën e saj muzik...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
15:44 / 23.05.2013

Zëvendëskryeministrja Tahiri takoi biznesmenët nga Bursa

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri priti në takim kryetarin e Shoqatës së biznesmenëve RUMELİSİAD, z. Şahap Aktaş, i ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.