Rolling Stones koncert në Londër dhe Brooklyn
Rock grupi legjendar, Rolling Stones, pritet të mbajë katër koncerte që do të shënojnë rikthimin e tyre sensacional në skenë – koncerte këto që do të mbahen në dy në Londër dhe dy në Brooklyn. Koncertet do të organizohen nga promoterët Richard Branson dhe Paul Dainty, teksa sipas spekulimeve Rolling Stones do të përfitojnë 25 milionë dollarë për këto katër koncerte.
“Ne që një kohë të gjatë ne e kemi idenë për disa koncerte. Ne jemi bashkuar dhe ndihemi mirë”, ka theksuar kitaristi 68 vjeçar Keith Richards.
Filmi i Rolling Stones “Crossfire Hurricane”, i cili dokumenton karrierën e bendit do të lansohet më 15 nëntor në kanalin amerikan HBO. /Telegrafi/