Rozana: Vajza atraktive në foto nuk jam unë

20:37 / 11.02.2013

Një fotografi provokuese, në të cilën thuhej se ishte Rozana Radi, është shpërndarë në masë të madhe në internet e sidomos nëpër rrjetet sociale.

Mirëpo, duket se ka qenë vetëm një fotografi e rreme për të siguruar sa më shumë shpërndarje dhe pëlqime, pasi që këngëtarja ka thënë për Bluetooth se ajo nuk është në atë fotografi.

“Unë nuk do të publikoja kurrë një foto të tillë. Njerëz të tjerë më kanë vjedhur foto personale dhe ua kanë shpërndarë mediave, ndërsa unë kam filluar të tregohem tepër e kujdesshme me publikimin e fotove”.

“Vajza në foto ka një formë të shkëlqyer fizike për të cilën edhe unë do të krenohesha. Por, në këtë rast nuk jam unë”, ka sqaruar Rozi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.