Sa paguhen këngëtarët tanë?

13:33 / 30.12.2012
Me afrimin e festave të fundvitit sigurisht se janë rritur edhe mundësitë e këngëtarëve që të pasurohen dhe të fillojnë vitin sa më mbarë, teksa çmimet që ata kërkojnë janë larg me proporcionet e nivelit ekonomik në vendin tonë.

 Shumat janë astronomike të këngëtarëve për një koncert janë të zakonshme. Kufinjt i theu Unikkatili gjatë verës, pasi flitet se ai është paguar 150 mijë euro për performancën e tij disa orëshe në Prishtinë.

Nga ana tjetër këngëtarët tjerë të estradës janë larg Unikkatilit, por përsëri, janë tejet të shtrenjt.

Dafina Zeqiri ka një çmim prej tre mijë eurosh dhe të negociosh me të duhet që oferta e parë të jetë e kësaj shume, përndryshe nuk do të mund as të bisedosh me të.

Me të njëjtën shumë paguhet edhe Genta Ismajli, e cila nuk kërkon më pak se tre mijë euro. Adrian Gaxha dhe Floriani i vogësl do të performojnë në Rinora 4 për hiç më pak se katër mijë euro.

Ndër më të paguarit janë këngëtarët e muzikës popullore. Sinan Vllasaliu dhe Labinot Tahiri kanë një çmim prej pesë mijë eurosh. Ky i fundit për katër orë do të marrë pesë mijë euro në një restorant për natën e vitit të ri.

Sidoqoftë, krejt në maje të listës gjenden dy këngëtarë tjerë... të muzikës tallava. Meda kërkon 10 mijë euro për një mbrëmje, teksa çmim të tillë ka edhe Muharrem Ahmeti, që konsiderohet superyll i muzikës tallava.

Në top këngëtarët e paguar futen edhe Tingulli 3nt (5000 euro), Tuna (2000 euro), Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Labinot Tahiri
Labinot Tahiri
CULT
Akrepi
Puna: Secila punë do rregull
Shendeti: Kujdes nga rrezet e forta
Dashuria: Po e kënaqni veten dhe partnerin
CULT

Dafina Zeqiri - Bloodah
 
 
Magazina
18:24 / 19.06.2013
Iggy Azalea

Iggy Azalea nuk ka operuar prapanicën

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo ka rritur prapanicën e saj me implante të silikonit.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.