Sabiani i këndon Sali Berishës

19:02 / 21.10.2012

Këngëtari nga Fieri, Sabiani, ditë më parë ka publikuar një këngë të re me titull “Së bashku me Sali Berishën”.

Në këtë këngë, ai e krahason Berishën me Skënderbeun dhe flet për njëqindvjetorin e Pavarësisë dhe njëzetvjetorin e demokracisë në Shqipëri. Kështu tingëllon refreni i këngës: “Një shekull bën pavarësia, kur flamurin lartë e ngritëm – njëzet vjet demokracia, bashkë me Sali Berishën”.

Sido që të jetë, dikush me shaka e dikush me seriozitet, kënga është shpërndarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.