“Sandy” anulon koncertin e Ritës
Turneu i Rita Orës që tashmë ka filluar nëpër qytetet e SHBA-ve, duhet të anulohet për shkak të stuhisë që e ka kapluar New Yorkun.Këngëtarja me origjinë shqiptare deri në çastet e fundit u kishte thënë fansave që nëse ata janë të gatshëm për ta mbajtur koncertin, ajo do ta mbante, pa marrë parasysh kushtet në të cilat ndodhet për momentin Amerika.
Mirëpo, duke parë fuqinë e uraganit, Rita është dorëzuar. Ajo ka shkruar në Twitter që koncerti është shtyrë për një datë tjetër dhe se “Sandy” doli fitues. /Telegrafi/