Së shpejti filmi “The Revenge 2”
Xhirimet e pjesës së dytë të filmit “Hakmarrja”, tashmë me titull në gjuhën angleze “The Revenge”, kanë filluar së realizuari ca muaj më parë. Rreth pjesës së dytë të filmit në fjalë, është duke u punuar intensivisht, ku edhe së shpejti pritet që ky film do të lansohet në treg për dashamirët e filmit e sidomos të filmit në fjalë. Kësaj radhe, për këtë film do të ketë një bashkëpunim me një kompani nga Tirana e bashkëpunime të shumta edhe me artistë të tjerë, njohës të mirë të filmit.Jo vetëm kaq. Përveç aktorëve që kanë luajtur në pjesën e parë të këtij filmi do të ketë edhe shumë aktorë të rinj, të cilët aktrojnë shkëlqyer. “The Revenge”, kësaj radhe do të sjellë shumë aksion dhe shumë të papritura enigmatike, ka thënë regjisori i filmit.
Hakmarrja, është një nga filmat shqiptarë që zgjoi mjaft kërshëri apo interesim për t’u shikuar, sigurisht, është pjesa e parë e këtij filmi, i regjisorit, Alban Selimi. Film, i cili premierën pati në vitin 2010, por edhe që goditi tregun shqiptar kudo, duke u shitur bukur shumë. Njëherësh duke u shikuar më me nostalgji nga shumë dashamirë të filmit. Kjo pjesë e këtij filmi përmbante tematikë interesante, tematikë që shtjellon jetën reale të shoqërisë sonë, ku dita-ditës ndodhin të papritura, jo të mira për t’i përjetuar një i ri i yni apo të rinjtë tanë.
Shumë të rinj devijojnë në moshën rinore, që vazhdojnë jetën e tyre duke bërë shumë probleme apo duke u marrë me dukuri negative: drogë, alkool etj. Dukuri këto që shuajnë jetët e shumë të rinjve falë shoqërisë së keqe. Ku njëherësh sjellin edhe hakmarrje.