Seagal trajnon rojet e shkollave në Arizona

22:30 / 11.02.2013
Ylli i aksionit, Steven Seagal, ka filluar t’i trajnojë disa vullnetarë në Arizona të SHBA-ve, si pjesë e një plani që ka për qëllim që të shfrytëzojë rojet e armatosura për të mbrojtur nxënësit nëpër shkolla në rast të incidenteve.

Aktorin e ka angazhuar njëri nga sherifët e shtetit të Arizonës, ndërsa puna e tij është që t’i stërvitë rojet se si të patrullojnë dhe t’i mbrojnë shkollat. Ideja ka ardhur pas masakrës në Newtown në dhjetor të vitit të kaluar kur u vranë 27 njerëz.

Gjatë trajnimit në shkollën Fountain Hills në një paralagje të Phoenixit, Seagal do të stërvitë 48 vullnetarë, të cilëve do t’u mësojë teknika të llojllojshme dhe strategji, të cilat do t’u ndihmojnë në punën e ardhshme.

“Kam ardhur që atyre djemve t’ua mësoj artet luftarake dhe si të përdorin armët e zjarrit. Dua t’i mësoj që në mënyrë të shpejtë dhe efikase të reagojnë ndaj çfarëdolloj situate kërcënuese, në mënyrë që të mbrojnë fëmijët tanë”, ka deklaruar 60-vjeçari. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Steven Seagal, Foto: Getty Images
Steven Seagal, Foto: Getty Images
CULT
Binjaket
Puna: Probleme financiare
Shendeti: Lehtë mund të sëmureni
Dashuria: Mundohuni të gjeni gjuhë të përbashkët
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
21:14 / 23.05.2013
Amanda Seyfried

Amanda Seyfried ndihet më atraktive me gjinjë të mëdhenj

Aktorja e njohur, Amanda Seyfried, mendon se gjinjtë e mëdhenj të bukur që ajo i ka pasur në adoleshencë e kanë bërë a...
Teknologji
21:22 / 23.05.2013
Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Kohëve të fundit është folur shumë për telefonin e ri të Nokia’s, modelin EOS, i cili do të jetë telefoni i parë i ...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.