Selena del me shokun më të mirë të Bieber

19:05 / 12.02.2013

Aktorja dhe këngëtarja, Selena Gomez, është fotografuar duke dalë në një lokal në Los Angeles me shokun më të mirë të ish-të dashurit të saj, Justin Bieber.

Vetëm disa javë pasi ndërpreu lidhjen me superyllin e tinejxherëve, 20-vjeçarja është parë krah për krah me Alfredo Flores.

Sipas The Mirror, pas ndarjes së Selenas me Bieberin, Alfredo kishte mbajtur anën e bukuroshes, gjë që asaj duket t’i ketë pëlqyer.

Miqtë e 20-vjeçares thonë se ajo po e bën këtë në mënyrë që të nxisë xhelozi dhe të ribashkohet me Bieberin. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.