Soni nuk ka qenë e kënaqur me trupin e saj

17:53 / 21.01.2013

Javë më parë Soni Malaj publikoi në Facebook disa fotografi, ku shfaqej duke u stërvitur me pesha të rënda, ndërsa tani ka treguar se në të kaluarën nuk ka qenë aspak e kënaqur me trupin e saj.

“Jo aspak, s’jam ndier mirë. Pasi gjithmonë kam qenë ajo femra e mbushur në vithe, dhe nuk më pëlqente kjo gjë”.

“Por falënderojmë Lopez dhe Beyonce, që me trupat e tyre u dhanë mesazhin femrave që të jesh e mbushur nuk është gjë e keqe dhe m’u desh ta pranoja dhe unë trupin tim”, ka thënë këngëtarja.

Ajo ka treguar se pasioni i saj për sportet e rënda ka nisur që në adoleshencë të hershme dhe se me kalimin e kohës ka filluar të pasionohet “me kulturizmin, që është trajnimi që merret me peshat dhe muskujt, pra që nuk ka lidhje me aerobinë dhe kardiot”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.