“Spider - Man” sjell 3D-n në Prishtinë

10:46 / 3.07.2012
Filmi i parë i cili do të shfaqet në teknikën 3D në kinemanë e vetme në kryeqytet do të jetë prodhimi më i fundit në këtë teknologji “The Amazing Spider - Man”, që është vazhdimi i tretë i serive të filmave “Njeriun Merimangë”.

Miradije Vllahiu, menaxhere e kompanisë për shfaqjen dhe distribuimin e filmave “Genci” që menaxhon me Kinemanë ABC, ka thënë se ardhja e kësaj teknologjie në kinema tanimë është punë e kryer, por ende nuk është caktuar asnjë datë.

“Është 99,9 për qind e sigurt. Por nuk mund të flas se kur do të jetë data që do të nisë të shfaqet filmi në 3D”, ka thënë Vllahiu. Në sajtin zyrtar të kinemasë shkruan se “The Amazing Sipder - Man” do të jepet premierë gjatë këtij muaji. Qysh nga fillimi i këtij viti, Kinemaja ABC kishte paralajmëruar nisjen e shfaqjes së filmave në teknologjinë 3D. Mungesa parave kishte qenë njëra nga arsyet kryesore që menaxhmenti i ABC-së kishte dhënë kur nuk ishte përmbushur premtimi.

E filmi me regji të Marc Webb dhe me aktorët Andrew Garfield, Rhys Ifans, Emma Stone, Sally Field, Martin Sheen e Denis Leary në rolet kryesore, flet për personazhin Piter Parkeri, një sherraxhinj i shkollës së mesme, të cilin prindërit e kishin lënë si fëmijë. Ai rritet me Xha Benin dhe teton Mej. Piteri po mundohet të kuptojë se kush është në të vërtetë. Po ashtu ai mundohet të kuptojë marrëdhënien me vajzën nga gjimnazi, Guen Stejsi.

Ata bien ndesh me dashurinë, përkushtimin dhe sekretet. Kur Piteri e gjen një valixhe që i kishte takuar babait të tij, ai mundohet të gjejë shkakun e zhdukjes së prindërve. Kjo e çon tek Oskorpi dhe te laboratori i Dr. Kurt Konors, i cili ishte partneri i babait të tij. Pasi ky zbulim bie ndesh me personalitetin e dytë të Konorsit, Zhapikut, Piteri merr vendime që ia ndryshojnë jetën dhe që e bëjnë hero të vërtetë. Filmi ka filluar të jepet premierë nëpër botë jo më shumë se para pesë ditësh dhe deri më tani ka arritur të pozicionohet në shumë shtete në vendin e parë./Koha//Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
CULT
Virgjeresha
Puna: Do të dëshmoheni si bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm
Shendeti: Nuk e duroni dhimbjen
Dashuria: Partneri ju shqetëson
CULT

Dafina Zeqiri - Bloodah
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
9:18 / 18.06.2013
Foto: Ilustrim

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.