Stefani e lodhur nga albumi i ri me grupin
Gwen Stefani ndihet e lodhur pasi po vuan në regjistrimet e albumit të ri me grupin e saj “No Doubt”.Krijuesja e hitit “Don’t Speak”, e cila është bashkuar me grupin e saj është duke punuar në albumin e ri pas gjashtë vitesh, ndërsa puna për të është e lodhshme.
“Ne kemi qenë bashkë vetëm për disa javë dhe menjëherë i lamë anash fëmijët për të punuar në këtë album. Unë ndihem e lodhur, kështu që po vuaj të gjej baraspeshën mes angazhimeve familjare dhe muzikës”, ka theksuar Stefani. /Telegrafi/