Stefani: Fëmijët para karrierës
Gwen Stefani thotë koha e kaluar me dy fëmijët e saj është shumë e lodhshme dhe ribashkimi me bendin e saj No Doubt është një mundësi për t’i ikur filmave “Spider-Man”.42-vjeçarja ka fëmijët Kingston, gjashtëvjeçar, dhe Zuma, katërvjeçar, me burrin e saj Gavin Rossdale, dhe thotë se bendi më nuk është fokusi primar i saj.
“Më herët s’kisha nevojë të them se bendi ishte gjëja numër një; nuk kishte ndonjë shoqe ose diçka tjetër që mund të ishte para bendit. As nuk ishte diçka që e kemi diskutuar, thjesht ishte ashtu”.
“Por tash jemi në një fazë kur nuk është më ashtu; ne e bëjmë këtë vetëm kur duam. Si sot, për shembull, u thash atyre, ‘Unë nuk mund të bëj muzikë për 12 orë në ditë më, ndaloni!’ Thjesht më mungonte Kingston dhe Zuma duke fjetur. Por... në të vërtetë është një pauzë e mirë – fëmijët e mi kërkojnë shumë punë. Por, jam e lumtur që sot nuk po shoh Spider-Manin”, ka thënë Gwen. /Telegrafi/