Swift ndahet nga Conor Kennedy
Taylor Swift mund të ketë më shumë kohë dhe më shumë inspirim për promovimin e albumit të ri dhe punën në albumin e saj të radhës.Us Weekly raporton se këngëtarja është ndarë nga i dashuri i saj Conor Kennedy pas një lidhje intensive disa mujore.
“Ata qetësisht janë ndarë tashmë një kohë. Ishte problemi i distancës. Nuk ka ndjenja të fuqishme. Ata janë në rregull”.
“Ka kaluar më shumë se një muaj që kur ata nuk janë parë me njëri-tjetrin. Me promovimin e albumit ‘Red’, ajo nuk ka kohë deri në fund të vitit”, ka thënë burimi.
Spekulimet e fundit në mediat amerikane thanë se Taylor e kishte tradhtuar Conor me kushëririn e tij
Patrick Schwarzenegger. /Telegrafi/