Rreth Sofrës së Rahovecit... (Video)

23:07 / 3.02.2013

Edhe këngëtarët nga Anadrinia, janë mbledhur rreth sofrës, njashtu sikurse pejanët dhe gjakovarët.

Rajoni i Dukagjinit ka parë, dëgjuar dhe shijuar muzikën autoktone shqiptare nga disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës popullore, që së bashku me këngëtarë të tjerë elitarë u bashkuan rreth sofrës për të kënduar. 

Krahas këngëtarëve nga Peja dhe Gjakova, të cilët njihen për potpuritë e tyre, së fundmi Rahoveci - i njohur për kultivimin e rrushit dhe verës - ka parë një gjeneratë të re të këngëtarëve në krye me Ardian Limanmerën dhe orkestrën Bohema, që janë mbledhur rreth asaj që tash quhet Sofra e Rahovecit.

Për më shumë, adhuruesit e muzikës popullore mund të dëgjojnë një pjesë të potpurisë në videon e postuar më poshtë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.