Të premten, natë dedikuar seksit

23:59 / 12.12.2012

Kryeqyteti jonë të premten mbrëma do të jetë tërësisht në ngjyrë ‘pink’, pasi dita që do t’i dedikohet plotësisht seksit do të mbyllet me një prej festave më elektrike të këtij viti.

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë të premten me fillim nga ora 14:00 pritet të shfaqen në ekran gjigant videoxhirime të ndryshme ku protagonist do të jenë emra si Jeta Xhara, Ilir Deda etj.

Më pas pritet të shfaqet dhe një film i titulluar “Three Minutes of Solitude” nga Visar Krusha, teksa pas këtij filmi në ora 19:00 do të mbahet një debat me të pranishmit mbi evoluimin e seksit në vendin tonë nga paralufta në pasluftë, e deri më sot.

Lansimi i revistës “Sex Issue” e ka edhe pjesën e dytë të manifestimit të saj gjatë të premtës.

Me fillim nga ora 23:00 në Atelie të Pallatit të Rinisë (Boro Ramizi) do të mbahet një prej mbrëmjeve më inkandeshente.

Për argëtimin e të pranishmëve do të kujdeset askush tjetër pos BabyG nga Gjermania, artiste që njihet për mbrëmjet e jashtëzakonshme të këtij lloji të mbajtura në mbarë Evropën, e ndihmuar nga Secret 47, deejay tjetër Toton dhe DJ Alien 155 dhe Irmin.

“Për këtë natë speciale, Kosovo 2.0 do të krijojë një ambient ku seksualiteti është i pranueshëm për bukurinë e tij. Bashkohuni në hotelin tonë të dashurisë – një ambient i ngrohtë ku dekorimet, efektet vizuale, dritat, muzika dhe akti do të krijojnë një ambient që është sensual dhe ekpserimental për ju”, paralajmëruan organizatorët në faqen kryesore të ‘eventit’ në Facebook.

Kosovo 2.0 Sex Party organizohet në vazhdën e shumë aktiviteteve që i paralajmëruam në lart.

 

Eventi zyrtar në Facebook - Kosovo 2.0 Sex Party

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.