Të premtën më 10 gusht, në HD Park në Gjakovë do të mbahet një prej mbrëmjeve më të bukura verore të natës për të rinjt shqiptarë.
White Sensation, apo ndryshe siç njihet nata kur të gjithë duhet të jenë të veshur në të bardhë, konsiderohet një prej netëve më të bukura, që mbahet tradicionalisht nëpër klubet kosovare. Në këtë mbrëmje pritet të performojë deejay i njohur shqiptar , Dj M.I.M, kurse natën do ta hapin resident deejays, Dj Mali dhe Dj Lumi.
Tani organizimi fantastik zhvendoset në Gjakovë, në HD Park, ku të gjithë ata që do të shkojnë në këtë ngjarje, pos biletave që do t’i blejnë në hyrje, e të cilat janë në çmim të volitshëm, do të marrin si dhuratë nga një bluzë falas.
Mbrëmja do të mbahet më 10 gusht, të premtën me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.