The Game lëndohet, largohet nga festivali japonez
Reperi amerikan, The Game, u ka kërkuar falje fansave të tij në Japoni, pasi anuloi një koncert si rezultat i lëndimit të dorës. Krijuesi i hitit “The City” është lënë në spital me thyerje të gishtit dhe frakturë në dorë, pasi ra në dysheme gjatë një ndeshje basketbollistike. Madje atij i është thyer edhe ashti i dorës, kur një lojtar tjetër shkeli mbi dorën e tij.
“U kërkoj falje fansave të mi në Japoni, por kam thyer dorën dhe prandaj nuk kam mundur të përformoj. Për shkak të operacionit dhe barërave, nuk kam mundur të udhëtoj”, ka shkruar reperi në Twitter. /Telegrafi/