The Return - shpërblehet në Sundance Festival
Ditë e mirë për kosovarët në SHBA. Shpërblehet filmi kosovar “The Return” në Festivalin e njohur botëror Sundance.Indeksonline njofton se juria e festivalit e ka shpërblyer për kategorinë e metrazhit të shkurtër të International Fiction, filmin e regjisores kosovare, Blerta Zeqiri, i cili është shkruar nga Shefqet Gjocaj.
“Ne vijmë nga Kosova, pra e dini se kishim një luftë atje. Jemi vendi më i ri në botë dhe sonte u kthyem në shtetin e vërtet të pavarur e pa mbikëqyrje. Për ne kjo do të thotë shumë", ka thënë producenti Blerim Gjoci.
Filmi bën fjalë për një kosovar të ri të kthyer nga burgu i Serbisë në Kosovë, dhe që përballet me vështirësitë e jetës pasi i është larguar gruaja dhe djali. /Telegrafi/