Timberlake: Po bëj muzikë që shihet me sy
Justin Timberlake e ka titulluar albumin e tij “The 20/20 Experience”, pasi një mik i tij i kishte thënë se është muzikë që mund të shihet edhe me sy, kur ai e vizitoi Justinin në studio.“Suit & Tie” është kënga e parë e albumit të ri të Timberlake që është lansuar së fundmi, ndërsa vet Justin zbulon se një prej miqve të tij ia rekomandoi titullin e albumit.
“Unë isha duke bërë ca gjëra në studion time dhe erdhën disa miq të mi dhe më thanë se ajo që po bëja shihej me sy. Kjo është muzika më e mirë sipas tyre dhe me të vërtet mu përshtat titulli që ma propozuan”, ka thënë Timberlake.
Justin Timberlake e filloi albumin e tij në bashkëpunim me reperin Timbaland në qershor të vitit të kaluar dhe e mbaroi për 20 ditë, për të qenë i gatshëm për martesën me Jessica Biel. /Telegrafi/