Tuna pranon lidhjen me Cozman? (Foto)

18:26 / 9.06.2013

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale ka forcuar edhe më shumë spekulimet se këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna është në lidhje me reperin Cozman.

“Një moment relaksi i të dielës me shpirtin tim binjak”, ka shkruar Tuna krahas fotografisë në të cilën shihet me një mashkull që i ngjan anëtarit të Babastars.

Komentuesit poshtë fotografisë e kanë quajtur ‘Cozman’ mashkullin që gjendet në të, madje e kanë quajtur atë me fat që ka në krah një femër si Tuna. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.