Tuna, super-girl i Halloweenit

17:23 / 1.11.2012
Tuna është veshur si një super-femër për festën e mbrëmshme të Halloweenit edhe pse po dje më herët ofendoi të gjithë ata të cilët maskohen në këtë natë.

Këngëtarja kërkoi nga të gjitha vajzat shqiptare të mos vendosin maska për natën e shtrigave, por t’i heqin ato në këtë ditë, duke supozuar se ato gjithmonë janë të maskuara. Por në fund të ditës ishte vetë Tuna ajo që vendosi “maskë”.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur Tuna u maskua si një infermiere e mbuluar me gjak, këtë vit ajo zgjodhi të maskohet si Super-femër, ndoshta në kërkim për të luftuar të gjitha ato “të maskuara” të cilat i kritikoi më herët.

Maskimit nuk i kanë shpëtuar as djelmoshat e labelit Babastars, Argjentina Ramosaj, Nora Istrefi dhe Valdrin Sahiti. Por në këtë vit dukshëm është vërejtur mungesa e interesit nga vip tanë për natën e Halloween-it.

Si edhe Tuna, “Heqjen e maskave” në vend të vendosjes së tyre për natën e shtrigave e kërkoi edhe një bukuroshe tjetër, Diellza Kolgeci, e cila nuk është vërejtur të ketë qenë pjesë e ndonjë ahengu. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Tuna
Tuna
CULT
Shigjetari
Puna: Gjërat po rregullohen
Shendeti: Qarkullim i dobët i gjakut
Dashuria: Nuk i shfaqni si duhet ndjenjat
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
21:14 / 23.05.2013
Amanda Seyfried

Amanda Seyfried ndihet më atraktive me gjinjë të mëdhenj

Aktorja e njohur, Amanda Seyfried, mendon se gjinjtë e mëdhenj të bukur që ajo i ka pasur në adoleshencë e kanë bërë a...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.