Unikkatil viziton varrin e Rugovës
Qëndrimin e tij në Kosovë, Unikkatili e ka shfrytëzuar edhe për të bërë homazhe të varri i presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Pasi ditë më parë vizitoi varrezat e dëshmorëve në Prekaz, ku prehen eshtrat e familjes heroike të legjendarit Adem Jashari, reperi shqiptar, i cili jetën në SHBA, nuk la pa vizituar edhe varrin e ikonës tjetër, asaj paqësore, të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Unikkatil, i cili në stadiumin e Prishtinës dhuroi njërin prej koncerteve më të mëdha shqiptare, shquhet për vargje dhe rima patriotike edhe në këngët e tij. /Telegrafi/