Unikkatili vjen edhe pa video drop
Së fundmi fansat e hip hop-it shqiptar e kanë gjetur veten në hall të madh, pasi nuk e dinë sigurt nëse reperi i tyre i preferuar, Unikkatili, do të performojë ashtu siç është paralajmëruar në Prishtinë më 15 korrik. Edhe organizatori ka ngritur shqetësimin e mos lansimit të video dropit nga Unikkatili, që për POWOW Entertainment është arsyeja pse ende nuk janë hedhur biletat në shitje.
Sidoqoftë, Telegrafi ka mësuar nga burimet e afërta se Unikkatili sigurt do të jetë në Prishtinë më 15 korrik, madje ai do të jetë para kësaj date në territorin e Kosovës, por sigurt do të performojë në Stadiumin e Prishtinës më 15 korrik.
Kështu, fansat e TBA nuk kanë nevojë që të shqetësohen pavarësisht nëse lansohet apo jo video dropi nga Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatili. /Telegrafi/