Vesa pa kontratë nga DigitAlb?
Ashtu sikurse që kishin parashikuar mediat shqiptare në janar, këngëtarja kosovare Vesa Luma ka mbetur pa kontratë nga gjiganti televiziv shqiptar, DigitAlb.Vesa ishte një kohë të gjatë fytyrë e reklamave të gjigantit televiziv DigitAlb që ka shtrirë platformën e vet edhe në Kosovë.
Panorama në janar kishte shkruar se Vesa Luma ka mbetur pa kontratë, por këto spekulime u mohuan me fjalë fyese nga këngëtarja kosovare e cila pohoi se në vjeshtë do të paraqitej në reklamat e DigitAlb.
Por, në fakt vjeshta po kalon dhe përsëri nën llupën e mediave shqiptare ka rënë Vesa, për një gënjeshtër të saj të radhës, pasi edhe në vjeshtë ajo nuk është paraqitur si fytyrë e platformës më të madhe televizive shqiptare. /Telegrafi/