Vetëm Balotelli ia kalon Noizyt
Ata janë dy personazhe të kategorive krejtësisht të kundërta. Por, ata i bashkojnë disa gjëra. Pos interesit të madh medial për ta, gjesteve kontraverse dhe deklaratave tendencioze, reperi nga Shqipëria, Noizy dhe futbollisti italian, Mario Balotelli, njihen për shumat astronomike të shpenzuara në pushime. Dihet se Noizy ka pushuar në Marbella të Spanjës, ku ka takuar disa prej miqve të tij të shkollës sa ka qenë në Londër, e të cilët tani janë bërë futbollistë të njohur të Chelseat. Për mediat shqiptare, Noizy ka rrëfyer se sa ka shpenzuar gjatë pushimit të tij.
“Kam qenë edhe me disa artistë, miq të mi të cilat janë të famshëm në Angli. Morëm një shtëpi që kushtoi 13 mijë euro vetëm për një javë dhe ku kemi shpenzuar rreth 100 mijë euro”, ka theksuar Noizy.
Ka të ngjarë që sipas shumë njohësve të turizmit spanjoll, Noizy të jetë një prej shpenzuesve më të mëdhenj, por as se si jo më ‘bossi’.
Në këtë aspekt prin Mario Balotelli, i cili pagoi hiç më pak se 50 mijë euro për një natë në një diskotekë në Ibiza, ku takoi bukuroshe të tilla si Paris Hilton. /Telegrafi/