Victoria më e hollë se kurrë më parë
Ajo është nënë e katër fëmijëve, ndërsa fëmijën më të vogël, vajzën Harper Seven, e ka sjellë në jetë para shtatë muajsh, mirëpo Victoria Beckham ka figurë mbresëlënëse.Këngëtarja dhe bashkëshortja e futbollistit të famshëm, David Beckham, e ka treguar trupin e saj duke pozuar para objektivit të Josh Ollins.
Ish-anëtarja e “Spice Girls” megjithatë ka thënë se jo gjithmonë ka qenë e kënaqur me trupin e saj.
“Sa më e moshuar që jam, aq më mirë ndjehem në lëkurën time dhe jam e vetëdijshme se dukem për mrekulli, dhe ashtu edhe ndjehem”, është shprehur Victoria. /Telegrafi/