Wiz Khalifa do të bëhet baba
Reperi amerikan, Wiz Khalifa, do të bëhet së shpejti baba, kjo pasi e dashura e tij Amber Rose është shtatzënë. Krijuesi i hitit “Black and Yellow” dhe supermodelja, që të dy të njohur për ekstravagancën e tyre, janë që një kohë të gjatë në lidhje dhe tani e kanë kurorëzuar marrëdhënien e tyre me një fëmi.
“Po, është e vërtet. Po shtohet edhe një anëtar i Taylor Gang”, ka theksuar Wiz Khalifa në faqen e tij në Facebook ku ka postuar dhe një fotografi. /Telegrafi/