“X Factor Albania” në Tv Klan

14:07 / 19.08.2011
Ishte folur edhe më herët se këngëtarja dhe moderatorja nga Shqipëria Alketa Vejsiu ka blerë të drejtat për realizimin e spektaklit të famshëm “X-Factor” edhe në Shqipëri.

Alketa tash ka folur vetë për këtë projekt dhe ka thënë për mediat shqiptare se ky spektakël së shpejti do të fillojë në Shqipëri, ndëras ai do të transmetohet ekskluzivisht në televizionin Klan.

Këngëtarja dhe moderatorja Alketa Vejsiu ka thënë se audicionet për “X-Factor Albania” do të nisin së shpejti.

Spektakli vjen me të gjitha të drejtat e transmetimit, posaçërisht për Tv Klan, pas një konkurrimi që u zhvillua nga kompania ndërkombëtare “FremantleMedia” e cila ka të drejtën e dhënies së lejeve për vende të ndryshme të botës të “X-Factor” dhe disa spektakleve te tjera.

“The X Factor” për herë të parë nisi në vitin 2001 në Britaninë e Madhe dhe pati një popullaritet të madh edhe jashtë vendit, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“X-Factor” pas popullaritetit që gëzoi në Angli u përhap shpejt me edicione të veçanta edhe në shumë vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara te Amerikës./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Alketa Vejsiu (Foto: Facebook)
Alketa Vejsiu (Foto: Facebook)
CULT
Gaforrja
Puna: Kolegët po tregohen të dobishëm
Shendeti: Nervozizëm
Dashuria: Lidhja dhe raporti juaj po shkëlqejnë
CULT

Dafina Zeqiri - Bloodah
 
 
Magazina
18:24 / 19.06.2013
Iggy Azalea

Iggy Azalea nuk ka operuar prapanicën

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo ka rritur prapanicën e saj me implante të silikonit.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.